Policia e Tiranës ka arrestuar një 29 vjeçar nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se bëhet fjalë është 29-vjeçarin Ajdin Morina, i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit.
Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ajo ka denoncuar në maj të 2020-ës se ai e përndiqte dhe e ngacmonte prej muajsh.
Moderatorja e kishte marrë seriozisht çështjen pasi kishte angazhuar edhe truprojë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thotë policia.
Ajdin Morina është 29-vjeçari nga Gjakova i cili u akuzua për përndjekjen e Luana Vjollcës, i cili ishte i fiksuar pas moderatores, madje ai i kushtonte dhe statuse kërcënuese dhe ofenduese në facebook.
Rraseni brenda per nja 10 vjet,, dhe cojeni plehren te nxjerre krom ne bulqize.....
Përgjigju