Peroksid Hidrogjeni. Elementi kimik
që duhet ta keni në shtëpi patjetë

Peroksid Hidrogjeni. Elementi kimik<br />që duhet ta keni në shtëpi patjetë
Shumë prej nesh nuk e kanë idenë se çfarë është peroksidi i hidrogjenit ose HP.

Peroksidi i hidrogjenit është një element kimik që vret mikrobet dhe që ka shumë përdorime të tjera të lehta, prandaj dhe duhet ta kemi të gjithë në shtëpi.

HP, përbëhet nga uji dhe hirogjeni dhe është një element mjaft i rëndësishëm në mjekësi, por edhe në jetën e përditshme.

Si ta përdorim peroksidin e hidrogjenit në shtëpi.

Përforcues i sitemit imunitar
Peroksidi i hidrogjenit ndihmon në luftimin e baktereve, viruseve dhe toksinave që ndodhen në trup, në këtë mënyrë ai forcon sistemin imunitar.

Pastron ujin
Mjaftojnë disa pika peroksid hidrogjeni në ujë dhe ai do ta pastrojë ujin dhe do ta bëjë atë më të sigurtë për t’u pirë.

Shpërlarës goje
Peroksidi i hidrogjenit zbardh dhëmbët dhe vret mikrobet përgjegjëse që shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Pastë dhëmbësh
Nëse përzieni peroksid hidrogjeni me pak sodë, atëherë do të përftoni një paste dhëmbësh mjaft efektive për zbardhim.

Pastron veshët
Disa pika peroksid hidrogjeni në vesh do t’ju ndihmojë të hiqni dyllin e veshit. Përzieni disa pika peroksid hidrogjeni me vaj ulliri dhe dylli do të dalë jashtë veshit.

Lufton infeksionet
Qelizat e bardha të gjakut quhet leukocite dhe një nënklasë e leukociteve quhet Neutrofile, të cilat prodhojnë peroksid hidrogjeni dhe mbrojnë kundër toksinave, parazitëve, baktereve dhe viruseve në trup.

Kujdesi ndaj syve
HP mund të përdoret për të pastruar lentet e kontaktit nga pluhurat dhe mikrobet.

Qetësues për dhëmbët
Peroksidi i hidrogjenit shërben si kurë për reduktimin e dhimbjeve të dhëmbëve nëse e përdorni si gargare. Për shkak të vetive antibakteriale eleminon bakteret që shkaktojnë dhimbje dhëmbi.

Disifektues
Mund ta përdorni për disifektimin e plagëve dhe për larjen e duarve. /shëndet+

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar