Përpara, për para!

Përpara, për para!

Berisha dhe bashkeshortja e tij

Një nga këta akademikët e shquar, dikur me PD-në e pastaj me LSI-në, qenka shprehur në një takim me Doktorin se "mënyra se si po vidhet sot është shumë trashanike dhe shumë e shëmtuar... dhe duket sikur pushteti e ka hequr fare maskën".

Ky zotëria akademik ka drejtuar për një kohë të gjatë një institucion të rëndësishëm qendror të trashëgimisë kulturore, ku ka bërë dëme kolosale në dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat e mbrojtura, dhe, siç më thoshte dikur një i njohuri im, nuk mjaftohej me pazarin dhe llogaritë e përqindjes me mend dhe me fjalë.

Në fund të bisedës të nxirrte edhe makinën llogaritëse nga poshtë sirtarit për të vërtetuar që e gjithë shuma ishte dhënë në rregull sipas pazarit dhe sigurohej të mos bëhej ndonjë gabim, që asnjë palë të mos ngelej e pakënaqur.

Ndaj populli duhet të protestojë: që të mos vidhet në mënyrë trashanike dhe të shëmtuar, por në fund të bëhet, për estetikë kulturore, edhe një përllogaritje me makinë llogaritëse.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë