Shqipëria mbylli sot ndërmjetësisht negociatat për Kapitullin 20 "Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale", duke çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg, kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen e Kapitullit 20 një hap vendimtar drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
"Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Mbyllja e ndërmjetme e kapitullit 20 është njohje më tej e reformave që ka realizuar Shqipëria dhe reformave që vendi ka vazhduar të ndërmarrë. Ju dëgjova qartësisht, i dashur Thomas, ju doni të bëni edhe më shumë, ne duam së paku të bëjmë dyfishin. Le të punojmë së bashku, shqiptarët dhe irlandezët dhe le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet", tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri falënderoi Presidencën irlandeze të Këshillit të BE-së, komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, dhe vendet anëtare për mbështetjen në procesin e integrimit.
"Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, por jemi të përgatitur për t'ia dalë. Pres me padurim që të mbahet samiti i ardhshëm i Planit të Rritjes, së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë. Deri atëherë, jam plot shpresë se do të kemi bërë edhe më shumë progres", u shpreh Rama.
Nga ana e saj, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përgëzoi Shqipërinë për përparimin në procesin e negociatave dhe vlerësoi ritmin e reformave të ndërmarra.
“Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës, po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë ambicie për të mbyllur reformat deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por reformat duhet të vijojnë”, theksoi ajo.
Më herët, në mbërritje në Qendrën Europiane të Konventave, Rama tha se mbyllja e një tjetër kapitulli rikonfirmon se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme.
"Jemi rikthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të riafirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Plani është shumë ambicioz. Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se do t'i përmbushim të gjitha detyrimet brenda afateve të përcaktuara", tha ai.
I pyetur për numrin e kapitujve që pritet të mbyllen deri në fund të vitit, Rama nuk dha një shifër konkrete, por tha se objektivi është të mbyllet të paktën dyfishi i katër kapitujve të mbyllur deri tani.
"Sot mbyllim edhe një kapitull tjetër, duke e çuar numrin në katër. Dhe janë të paktën dyfishi i këtij numri që presin të mbyllen brenda këtij viti. Të shohim!", përfundoi kryeministri.
Pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 të negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video nga Luksemburgu, aty ku sot u mbajt konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku shfaqet së bashku me ekipin negociator për t'i dhënë një mesazh shqiptarëve
“Ja ku jemi prapë, po ne jemi, po këtu jemi, prapë një kapitull u mbyll, se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania dhe është më i bukuri flamuri i Europës, ne nuk i ndahemi këtyre dhe kush nuk na ndahet ne, na ndihmon ta bëjmë më shpejt këtë punë. Ata që s’duan, duan s’duan prapë do të gëzohen kur ne të vendosim këtu flamurin e Shqipërisë”, u shpreh Rama në videon e ndarë në rrjet.
Shqipëria mbylli sot ndërmjetësisht Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Nga Luksemburgu, ndaj kryeministrit Edi Rama nuk munguan as pyetje për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Rama u pyet për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se duan që të realizohet një projekt që të jetë në harmoni me natyrën.
“Do t’ju ftoja të vini në Shqipëri, sepse nga jashtë mund të hutohesh, të ngatërrohesh me filtrat e medias online. Nuk e di çfarë kuptoni me projektin e Kushnerit, por është përmendur një projekt që përfshin shumë më tepër sesa një emër.
Kemi një ambicie të madhe dhe duam ta realizojmë si një model se si mund të investohet në harmoni me natyrën. Edhe manifestimet që janë përcjellë në mbarë botën kanë ndihmuar për ta përmirësuar projektin dhe për të arritur rezultate më bindëse sesa në fillim. Kjo mbetet diçka për t’u provuar”, tha Rama.
Ndërsa pyetjes për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Rama iu përgjigj duke përmendur suksesin e reformës në drejtësi.
“Ndërsa, nga ana tjetër, ju mund ta kuptoni shumë mirë se çfarë nënkupton kur flasim për drejtësinë që bën punën e vet. Sistemi ka nisur të funksionojë. Kur e nisëm këtë rrugëtim, njiheshim si atdheu i pandëshkueshmërisë, ndërsa tani njihemi si pararojë. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Askush nuk është më mbi ligjin”, tha Rama.
Ministri i jashtëm irlandez Thomas Byrne deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt integrimit.
“Shqipëria ka mbyllur Kapitullin e 20. Shqipëria vazhdon që të bëjë progres. Tirana po angazhohet që të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe mund ta inkurajojmë vendin ballkanik, që të ecë në këtë drejtim. Inkurajoj kryeministrin Rama që të vijojë me reformat. Duam që të mbyllim edhe kapituj të tjerë me Shqipërinë brenda Presidencës sonë”, u shpreh ministri i Jashtëm irlandez.
Ruajtja e ritmit që Shqipëria ka në procesin e anëtarësimit mund të jetë mundësia e saj për integrimin në Bashkimin Europian para vitit 2030, tha komisionerja Marta Kos. Ajo nuk dha një përgjigje kur do të shihet efekti i planit të ri të masave të BE pasi tha se varet nga afrimi me mbylljen e negociatave.
“Këtë nuk e di. Do të mund t’i përgjigjem pyetjes suaj pak më vonë, sa më pranë të shkojmë pranë mbylljes së negociatave. Ajo që shohim tashmë është një shtysë, nxitje për vendet që duan të arrijnë anëtarësimin. Nëse dinamikat do të jenë po kaq pozitive sa sot, anëtarësimi përpara 2030 do të ishte i mundur”, tha Kos.
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, falënderoi Presidencën irlandeze, komisioneren Marta Kos dhe vendet anëtare për mbështetjen në procesin e integrimit.
Rama tha se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara, por është e përgatitur për t’ia dalë, ndërsa shprehu shpresën për më shumë progres deri në mbajtjen e samitit të ardhshëm të Planit të Rritjes dhe Forumit të Investimeve në Tiranë.
“Falënderime për Presidencën irlandeze dhe për Martën dhe ekipin e saj. Së fundmi, në radhë, por jo nga rëndësia, falënderoj të gjitha vendet anëtare për besimin, mbështetjen dhe angazhimin gjatë gjithë procesit.
Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, por jemi të përgatitur për t’ia dalë. Pres me padurim që të mbahet samiti i ardhshëm i Planit të Rritjes, së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë. Deri atëherë, jam plot shpresë se do të kemi bërë edhe më shumë progress”, tha Rama.
Në nisje të fjalës së tij në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg, kryeministri Rama tha se mbyllja e ndërmjetme e kapitullit 20 është një hap vendimtar i Shqipërisë drejt BE. Ai shtoi se Shqipëria dëshiron të bëjë edhe më shumë për të realizuar anëtarësimin.
“Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Mbyllja e ndërmjetme e kapitullit 20 është njohje më tej e reformave që ka realizuar Shqipëria dhe reformave që vendi ka vazhduar të ndërmarrë. Ju dëgjova qartësisht, i dashur Thomas, ju doni të bëni edhe më shumë, ne duam së paku të bëjmë dyfishin. Le të punojmë së bashku, shqiptarët dhe irlandezët dhe le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet”, tha Rama.
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme për t'u anëtarësuar në BE.
Kos nënvizoi se procesi i integrimit në BE është një projekt kombëtar prandaj duhet të përfshihet jo vetëm qeveria por të gjithë aktorët politikë dhe shoqëror.
“Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës, po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE, sa u takon teknologjive të reja. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë vetes ambicie për të mbyllur kapitujt deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por, për ta arritur atë, Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate, sidomos në fushën e Themeloreve.
Kjo punë duhet të përfshijë të gjithë qeverisjen, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët. Sepse anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar. Nga ana jonë, ne po përgatitemi për një Bashkim Evropian më të gjerë. Javën e kaluar paraqitëm vlerësimin tonë se duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mesazhi ynë ishte se ne mund ta bëjmë një Bashkim më të madh të funksionojë. Po hedhim hapat e nevojshëm për ta bërë këtë realitet. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, tha Marta Kos.
Sot në Luksemburg pritet të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare për mbylljen e bisedimeve për kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Në prag të konferencës Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se nga muaji mars (2027), Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair.
Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit LuxAir”, shkruan Rama.
-
Tregoji nderkombetarve se cfar po ndodh aktualisht ne Tirane! Qe ta kuptojne dhe ata nderkombetaret qe vjedhin para nga vendi jone se si po e con vendin drejt luftes civile midis atyre qe hajne nga pushteti dhe atyre qe punojne si kafshe dhe nuk hane dot as buke. Kete tregoji nderkombetareve meqe je aty!
Përgjigju -
Sa të lodh klas politike kemi. Nuk dinë të punojnë bashkë për të mirën e pëgjithshme. Po nuk bashkëpunuat tani do mbaheni mend për armiqësinë nga njerëzve. Turp
Përgjigju







Komente
Komento