Përpjekje për t’i ngjarë Trumpit, edhe si viktimë

Përpjekje për t’i ngjarë Trumpit, edhe si viktimë

Sali Berisha ka “vënë alarmin” sot, se Qeveria do t’i mbyllë Facebook-un. Në fakt të gjithë e dimë që Facebooku nuk e ka selinë tek zyra e Edi Ramës, por tek ajo e Zukenbergut. Të gjithë e dimë që shumë prej atyre që janë në Facebook, ndëshkohen herë pas here duke ua bllokuar Facebook-un për shkak të shkeljes së rregullave të Facebook-ut.

Të gjithë e dimë po ashtu se Sali Berisha ka gjetur veten në Facebook, pasi më në fund, ai ka një mjet në dorë, që gjithë fantazitë e tij, përfshi dhe ato seksuale për kundërshtarët,  i kthen në pastime, edhe pse i përgënjeshtrohen çdo orë.

Por edhe Sali Berisha i di të gjitha këto. Ai e di që nuk ja mbyll dot kush Facebook-un nga Tirana, e di po ashtu që Edi Rama, apo Ben Blushi, kanë interes që ai të jetë në Facebook, pasi kanë një gogol t’ua tregojnë njerëzve.

Por problemi që ka Berisha sot është vetë-identifikimi i tij me presidentin Trump si viktimë, duke u vetë-viktimizuar. I vetmi motiv që ai mendon se mund t’i mbajë tani demokratët rreth tij, është marrja e pozës së një njeriu të sulmuar, siç është sulmuar sipas teorive të tyre, njeriu më i fuqishëm i botës, Donald Trump.

Në mendjen e tij, ajo që po i ndodh Trump-it është një mrekulli që ai ëndërron t’i ndodhë atij, që ai të ketë një turmë të madhe fanatikësh sa ai, që të sulmojnë Qeverinë dhe kryeministrin, që ky t’i udhëheqë me Facebook dhe pastaj… në djall të vejë! Le t’ia mbyllin!

Pastaj ëndërron atë pjesën e dytë, kur ai t’u mbajë fjalim e t’u thotë se ‘Sorosi dhe komunizmi botëror kanë organizuar një komplot të madh kundër nesh, por ne do qëndrojmë, beteja vazhdon.’

Në mendjen e tij në këtë prag fushate, është pikërisht menaxhimi i humbjes dhe mënyra se si t’u gjejë një arsye mbështetësve trushpëlarë të tij, që të pranojnë edhe humbjen, edhe vazhdimin e udhëheqjes prej tij.

Trumpi është rasti ideal. Ai do të vazhdojë të ketë fanatikë pas vetes, fanatikë të lënduar nga ideja e një komploti botëror kundër tyre.

Ndaj Berisha nxitoi që të vetëshpallej viktima  e dytë në botë, pas Trump-it, që do t’i mbyllet Facebook-u. I duhet shumë sot një asocim me fatin e Trump-it, me idetë paranojake të komplotit ndërkombëtar kundër tij dhe vazhdimin e jetës pas “vdekjes politike” të 25 prillit.

Dhe i ka aq gati shumicën e tyre që do ta besojnë këtë, sa më duket sikur janë nisur qysh tani të mbushin “Bulevardin Trump” në Kamëz, për të nisur betejën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ferit: 10/01/2021 05:59

    E filluat operacionin tani. Rama orakull dhe Berisha shok i Trump. Bo bo bo sa te peshtire qe jeni. A thua sikur nuk kemi pare ca ka ndodhur deri tani. Berisha ka 8 vjet qe nuk eshte kryeminister, eshte ne pension. Ne Shqiperi ka vetem nje individ si kre i nje organizate qe ka kapur shtetin dhe abuzon, ai eshte Kryeministri. Me ate te merren gazataret. Nese ka. Si duket nuk ka se ato si puna ketij Merros jane vetem per puthjebythe.

    Përgjigju
  • braqe: 10/01/2021 04:32

    Si gjithmone, briliant, i madherishem ne anal-izën tende dhe te shefit qe rregullo tendera. O mere, aman, bej nje anal per 134 se na merove bashke me porcobiancon, Bolin e Shqipes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë