Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafëthanë, njëra nga makinat përmbyset në anë të rrugës

POGRADEC- Dy automjete janë aksidentuar duke u përplasur me njëri-tjetri në Pogradec, ku njëra nga makinat ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në afërsi të fshatit Memlisht, ku janë përplasur mjeti tip "Volkswagen" me shoferin me iniciale B. K., banues në Tiranë dhe mjeti tip "Ford" me drejtues 29 vjeçarin me iniciale E. M., banues në fshatin Memlisht.

Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, si edhe 65 vjeçarja me iniciale L. K., banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip "Volkswagen", të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim