Përplasen dy automjete në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, plagosen dy persona! Dërgohen me urgjencë te Trauma (VIDEO)

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Mamurras, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat bardha.

Nga përplasja e fortë automjeti tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

1620137052_aksidentlezhe.jpg

Dy makinat e aksidentuara

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet