Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën që të çon drejt fshatit të Tushemishtit në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona të cilët u dërguan me ambulancë drejt spitalit.
Burime nga uniformat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Komento
Komente







