EMRAT/ Aksident i trefishtë tek kthesa e Rinasit, vdes 32-vjeçari, 3 të tjerë të plagosur! Shkak parakalimi i gabuar
Foto nga vendngjarja dhe viktima Gëzim Rizani
TIRANË- Tre makina janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm (15 janar 2024) në aksin Fushë-Krujë-Vorë dhe për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë së Tiranës aksidenti u shënua rreth orës 07:20 minuta kur te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës janë përplasur makina tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues Agur Rezuli, 45 vjeç, dhe automjeti tip "Skoda", me drejtues Gëza Rizani, 32 vjeç, nga Kosova.
Dyshohet se 32-vjeçari ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin i drejtuar nga Agur Rezuli i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.
Pas kësaj përplasjeje mjeti tip “Skoda” u përplas dhe me një “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i Skodës, 32 vjeç, dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.
Dy drejtuesit e mjeteve janë testuar me aparat ‘Drwger’ dhe kanë rezultuar me 0.0 në alkool.
'Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.
Pamje nga aksidenti
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21