Një 63 vjeçar ndërroi jetë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Orikum-Llogara në Fushë-Dukat.
Automjeti që Xhevahir Xhelili drejtonte u përplas me një tjetër makinë që drejtohej nga një 36 vjeçar egjiptian, i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar.
Në makinën Renault të drejtuar nga egjiptiani, u lëndua edhe një pasagjer 40 vjeçar të cilët po marrin trajtim në spital, ndërsa 3 pasagjerë të tjerë, gjithashtu të huaj, u shoqëruan në komisariat.
Në këtë makinë mësohet se udhëtonin disa punëtorë te huaj të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për pune.
Policia dhe grupi hetimor nisën punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
"Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H., 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Xh. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.







Komente
Komento