Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.

Gjashtë automjete janë përplasur në bulevardin “Jakov Xoxa”pranë shtëpisë së të moshuarve në lagjen "Liri". Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesit e mjeteve.

Disa nga makinat që janë dëmtuar nga përplasja kanë qenë të parkuara. Në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar.