Përplasen katër mjete në rrugën e
Arbrit, një humb jetën, 6 të plagosu

Përplasen katër mjete në rrugën e<br />Arbrit, një humb jetën, 6 të plagosu
BULQIZE- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, në afërsi të Bulqizës. Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 6 persona të tjerë.
 
Të aksidentuarit fillimisht janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas 3 prej tyre të plagosur më rëndë janë dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin "Ushtarak".
 
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip fuoristradë të përfshirë në aksident Gani Keta, shef i Kuardit në Drejtorinë Arsimore të Bulqizës.
 
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e lëvizjës së automjeteve.
 
Ndërkaq, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit