Një person humbi jetën dhe rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur nga përplasja e dy trenave në Barcelonë. Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi mbrëmë pak para mesnate, ndërsa tre prej të dëmtuarve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Dy mjetet e transportit të kompanive të ndryshme, po udhëtonin njëri drejt Barcelonës e tjetri për në Manresa, kur dy rrugët e tyre u kryqëzuan duke sjellë për pasojë ngjarjen e rëndë.
Viktima është drejtuesi i njëri prej trenave, i cili nuk mund t'u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë.
Autoritetet kanë nisur hetimet si është e mundur që të dy ishin në të njëjtën hekurudhë. Nëntorin e kaluar në të njëjtin vend një tren u përplas, ku gjeti vdekjen një person dhe 44 të tjerë mbetën të plagosur.
Komento