Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.
Komento
Komente







