Përplaset me një makinë, drejtuesi i motorit plagoset rëndë nga aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër

LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip 'Ford Fiesta' me targa AA 058 MS që ka goditur një motor, ku drejtuesi i këtij mjeti ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmën mjekësore. Si pasojë e aksidentit edhe makina ka përfunduar në një kanal kullues buzë rrugës. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Jo më larg se ditën e djeshme një aksident tjetër i rëndë me motor ndodhi në Shënkoll të Lezhës. Nga ky aksident humbi jetën një Tom Deda.

Po kështu gjatë mëngjesit të sotëm një aksident tragjik i mori jetën një të riu në Durrës. Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja