FIER- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, ku një grua e cila ishte duke mbledhur kanaçe është përplasur nga një makinë e drejtuar nga një 50-vjeçar me iniciale N.T.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se e plagosura ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndëra shoferi i mjetit tip "Fiat" është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Në datë 07.11.2018, rreth orës 05:45, në aksin rrugor Fier-Patos , në afërsi të karburant "Braka Oil", shtetasi N.T, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Fiat" ka goditur një këmbësore.

Shtetasja e dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi N.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetases së aksidentuar.