VLORË- Kristi Dani, 24-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, pasi përplasi çiftin e turistëve francezë në aksin e vjetër Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Bestrovë, teksa po udhëtonin me biçikletë.
Nga aksidenti ndërroi jetë një prej turistëve, bashkëshortja, ndërsa burri Fabris Marsac, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, ku ende po merr ndihmë mjekësore.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasdites të së martës (1 nëntor), ku teksa po lëviznin me biçikletë në fshatin Bestrovë, në aksin e vjetër Vlorë-Fier, çifti francez u përplas nga një makinë, e për pasojë ka gjeti vdekjen gruaja, teksa burri Fabris Marsac mbeti i plagosur rëndë.