Tërhoqi zvarrë me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik, autori shqiptar: Dua të flas me prindërit e saj, u largova se kisha frikë
Autori shqiptar dhe vendi i ngjarjes
GREQI- Autori 26-vjeçar me origjinë shqiptare i cili përplasi me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik, ka kërkuar të flasë me familjen e viktimës, raportojnë mediat e huaja.
I pandehuri i cili jetonte në Greqi në mënyrë të paligjshme është proceduar nga prokurori për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë vdekjen, ka dhënë një deklaratë për tre orë të tëra pranë Policisë Rrugore të Selanikut.
Sipas informacioneve ai ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të godasë studenten 21-vjeçare, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte frikë pasi kishte precedentë penal.
Ai këmbënguli në pretendimin e tij se studentja 21-vjeçare u hodh papritur në rrugë dhe e tërhoqi zvarrë, duke thënë në thelb se ajo ishte fajtore për aksidentin, ndërsa mohoi se ai ishte kthyer mbrapsht duke e përplasur.
“Nuk vrapova, por humba kontrollin e makinës. Nuk jam kthyer mbrapsht, jam larguar se kam qenë i frikësuar”, tha ai.
“Ai do të donte të fliste me prindërit e 21-vjeçares”, ka thënë avokati i tij, duke cituar fjalët e 26-vjeçarit.
Avokati i 26-vjeçarit, Paraskevas Spyratos tha: “Lajmi fatkeq, zgjodhi të kalojë një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorë, ndërkohë që ekziston në një distancë prej 20 metrash nga vendi i aksidentit. Këmbësori është hedhur me shpejtësi në rrugë. Klienti im u përpoq të frenonte, u përpoq të manovronte për ta shmangur atë dhe bëri atë që mund të bënte secili prej nesh."
Autori shqiptar u vetëdorëzua ditën e djeshme në autoritetet e Selanikut.
Policia bën me dije se 26-vjeçari shqiptar ka qenë nën hetim nga policia greke për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
Dyshohet se në momentin që ka ndodhur aksidenti, i riu shqiptar ka qenë në makinë me një tjetër vajzë. I pyetur nga policia nëse vajza që ndodhej me shqiptarin në makinë ishte rëmbyer nga ky i fundit, pronari i makinës e mohoi një pretendim të tillë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53