TIRANË - Një shofere 44-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur me makinë një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
“R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.
Po ashtu, blutë bëjnë me dije arrestimin e një shoferi 61-vjeçar me inicialet S.K., pasi është përplasur me motomjetin me drejtues një 17- vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçari pasi drejtonte motomjetin pa lejen përkatëse.
“S. K., 61 vjeç, pasi në rrugën “Hekuran Deda” është përplasur me motomjetin me drejtues një të mitur 17 vjeç”,-njofton policia.
Komente


Femrat me makina në përgjithësi janë bërë tejet të rrezikshmee prepotente. Nuk njohin asnjë regull të qarkullimit rrugor, ose duan të sillen si burrnesha.
Përgjigju