Përplasi me makinë një 2-vjeçar, në pranga shoferi 18-vjeçar në Tiranë

Përplasi me makinë një 2-vjeçar, në pranga shoferi 18-vjeçar në Tiranë

Foto ilustruese

Një shofer 18-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ditën e djeshme (1 nëntor) ka aksidentuar një 2-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi", në Tiranë, ku 18-vjeçari ka aksidentuar të miturin.

“R. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 2 vjeç. Si pasojë 2-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Po këta struktura njoftojnë se në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin, pa patentë.

“J. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi”, njofton policia.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ljuizi: 02/11/2023 14:44

    Per mendimin tim duhet arrestuar babai i femije.Dhe shoferi po qe po.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal