Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, duke drejtuar automjetin, përplasi për vdekje 2 të mitur, la të plagosur rëndë një tjetër fëmijë dhe të lënduar më lehtë 2 të rritur.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se shoferi Radaçi, pas aksidentit tragjik, është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, me qëllim që të arratisej.
Po ashtu mësohet se ai u kap nga një patrullë policie në një rrugë pranë vendit të ngjarjes, disa minuta më pas.
Pasi u kap nga efektivët, Radaçi ka thënë se u largua nga vendi i ngjarjes pasi ishte i shokuar.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Shoferi i dehur në pranga: I mora fëmijët në qafë! VIDEO e përplasjes











