Përplasi për vdekje 50-vjeçarin me motor, pranga të riut në Rrogozhinë

Përplasi për vdekje 50-vjeçarin me motor, pranga të riut në Rrogozhinë

Foto ilustruese

Policia e Kavajës ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale A.P, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar, i cili po ectë në rrugë me motor.

Ndërkohë sipas policisë në orët e fundit janë vënë pranga edhe 5 persona të tjerë dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

25 vjeçari me iniciale E.B u arrestua  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin J. D. dhe pasagjerë shtetasit E. B. dhe E. M. dhe F. L., shtetasit E. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasit J. D., E. M., dhe F. L. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa një 36-vjeçar u arrestua pasi në banesën e tij në Trianë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Po ashtu tre persona të tjerë u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare