Përplasi për vdekje 73-vjeçarin në Tiranë, arrestohet shoferi, ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Përplasi për vdekje 73-vjeçarin në Tiranë, arrestohet shoferi, ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Foto ilustruese

45-vjeçari, Edmond Ndoji, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka përplasur për vdekje 73-vjeçarin, Z.K, në rrugën ‘Asim Vokshi’ dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 73-vjeçari ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Edmon Ndoji banues në Tiranë, ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës