Report Tv ka mësuar se drejtuesi i skafit Arjan Tase që përplasi për vdekje fëmijën është shefi i Policimit në Komunitet në Elbasan. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, Megjithatë, u rikthye sërish në Polici.
Ai po drejtonte mjetin lundrues tip Gomone me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 m me emrin "Nëna 154" i cili ka qenë edhe me dy shtetas të tjerë në bord. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.

Gomonia i cili goditi për vdekje 5-vjeçarin
Lajmi kryesor:
Gomonia godet për vdekje fëmijën në plazhin e Potamit në Himarë! Shoqërohet drejtuesi, ish-shef policie! Zbardhet dëshmia e autorit: Skafi mori gaz (VIDEO)








