Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pas një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
I arrestuari përplasi me makinë një 83-vjeçare në aksin rrugor “Ura e Gjoles-Fushë Krujë”.
Për shkak të plagëve të marra e moshura ndërroi jetë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Gj., 59 vjeç, banues në Lezhë, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Ura e Gjoles-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen N. M., 83 vjeçe, banuese në Krujë, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
________________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










