Përplasi për vdekje studenten greke dhe u largua nga vendngjarja, 27 vjeçari shqiptar dënohet me 16.6 vite burg! E ëma e viktimës: U vendos drejtësi

Përplasi për vdekje studenten greke dhe u largua nga vendngjarja, 27 vjeçari shqiptar dënohet me 16.6 vite burg! E ëma e viktimës: U vendos drejtësi

Gjykata e Selanikut, e ka dënuar me 16.6 vite burg 27 vjeçarin shqiptar që përplasi për vdekje me makinë studenten 21 vjeçare greke në nëntor të vitit të kaluar.

Drejtuesi i mjetit u shpall fajtor për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen e këmbësores.

Nëna e viktimës foli pas vendimit, duke e konsideruar si vendosje të drejtësisë.

“Sot Emmanuela u shfajësua. Vrasësi u dënua me 16.5 vjet burg. Drejtësia bëri atë që duhej të bënte”, theksoi Kelly Kampaki.

Nëna e Emës, sa i përket deklaratës së shqiptarit tha se “Ishte gënjeshtër. Ai tha prapë se ajo doli papritur në rrugë, jo se po ecte me shpejtësi.  Pas pak do të na kërkojë të rregullojmë makinën që i kemi dëmtuar dhe do të na dërgojë faturën”, u shpreh me ironi.


Lajmi kryesor:

Dënohet me 16.6 vite burg shqiptari që përplasi për vdekje studenten greke! Shfaqet i penduar në gjyq: Kam ardhur nga Shqipëria para 13 vitesh, s’kisha dokumente


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!