Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar, pasi mbrëmjen e kaluar përplasi një këmbësor të mitur.
Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi I. B., banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në lagjen “1 Maji”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me inicale R. B., 12 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Plazh i Vjetër në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.