Përplasja/Ben Blushi i përgjigjet 
Ramës: Qentë merren me librat"Tre herë ministër me Nanon, asnjë punë"

Përplasja/Ben Blushi i përgjigjet <br />Ramës: Qentë merren me librat
Ben Blushi, ish-deputet i Partisë Socialiste, i është kundërpërgjigjur ironive të kryeministrit Edi Rama, lidhur me punën e tij të dobët si ministër dhe botimin e tre librave gjatë viteve të fundit. 

Në një status në Facebook, Blushi shkruan: “Paska folur Edi Rama për romanet e mi! Kur shkrimtarët merren me qentë, qentë merren me Librat!”

blushi ne fb
(Postimi i Blushit në FB)

Një natë më parë, kryeministri Rama tha se Blushi është bërë tre herë ministër nga Fatos Nano dhe s'bëri asnjë punë, ndërsa me të kryetar të PS-së, ka bërë tre libra. "Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane", ironizoi Rama. 

Rama fshikulloi dhe deputeten tjetër, gjithashtu të larguar nga PS njëherazi me Blushin, Mimoza Hafizi. "Tani le të hajë përshesh në partinë e re të Blushit", ishte komenti i Ramës.

Ish-deputeti i PS, Ben Blushi ka zhvilluar një takim me disa mbështetës në qytetin e Fierit në kuadër të lëvizjes së re politike që po përgatit të krijojë.
 
Ai është shprehur para mbështetësve se projekti i ri nuk do të grumbullohet rreth një njeriu, por një ideje.
 
Përsa i përket deklaratave të Ramës ai tha se nuk dua t'i komentoj, pasi dua që cdo ditë të dezinfektohem nga Rilindja.
 
"Projekti jonë politik nuk do te grumbullohet rreth një njeriu por një ideje.
 
Do të ketë më shumë liri dhe barazi brenda një partie.
 
Të gjitha partitë e vjetra njësoj, kanë mbështetur vetëm të pasurit, kanabizimin dhe nuk i kanë vënë fre emigracionit.
 
Ne do të bashkojmë më shumë njerëz të zakonshëm për t'u dhënë një platformë , liri dhe pse jo të ndryshojmë hartën politike në vend.
 
Ika nga Rilindja e cila një nga sukseset me të mëdha pati nënshtrimin e PS.
 
Nuk dua ta komentoj deklaratën e Ramës, dua që cdo ditë të dezinfektohem nga Rilindja
" deklaroi ai. 

Redaksia Online
l.q/dy.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave