Ministria e Shëndetësisë dha 'OK', Leli refuzon sërish: S'ka mbledhje fizikisht të Këshillit Bashkiak para 1 korrikut! Këshilltarët e kërcënojnë: Kontroll lejeve të ndërtimit

VLORË- Dritan Leli nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e kaluara të Këshillit Bashkiak të Vlorës me argumentin se po respekton masat anti-COVID, e megjithatë Ministria e Shëndetësisë sot ka dhënë 'OK' që të mbahen mbledhje fizikisht. Kjo përgjigje nga zv. ministrja Mira Rakacolli vjen pasi Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka kërkuar një konfirmim mbi ligjshmërinë e realizimit të mbledhjes fizike në sallën e teatrit “Petro Marko”.

“Përsa i përket Urdhrit të  Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë  festive etj. ku rreziku i transmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cenon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i  mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distancës, mbajtja e maskës, kushtet higjenosanitare etj.”, shkruan Rakacolli në përgjigjen për Gjipalin.

Megjithatë, përtej të gjitha këtyre zhvillimeve, Leli ka vijuar sërish sot mbledhjen online me një pjesë të këshilltarëve duke theksuar se "nuk ka mbledhje fizikisht para datës 1 korrik që parashikon lehtësimin e masave nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve". Në fjalën e tij, Leli ka deklaruar se nuk ka penguar asnjëherë zhvillimin e mbledhjes, por se po respekton masat anti-COVID, që janë në fuqi.

"Mbledhja jashtë radhe në sallën "Petro Marko", nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion", tha ndër të tjera Leli.

Për deputetin socialist, Ilir Metaj e gjitha kjo është një skemë e Dritan Lelit për t'u fshehur pas ekranit, duke theksuar se nuk do të pranojnë asnjë mbledhje tjetër online. Ato e kanë "kërcënuar" se do kërkojnë audit të jashtëm për lejet e ndërtimit që ka dhënë.

"Leli refuzon që të ballafaqohet me qytetarët, kjo mungesë do të jetë ndër të fundit të mungesave, Leli kërkon të mbrohet pas ekranit të kompjuterit, por kjo mbetet mburojë virtuale. Nuk pranojmë asnjë komunikim në distancë, çdo mbledhje fizikisht do ketë kërkesat për llogaridhënie të Lelit për punët e bashkisë, do të marrim audit të jashtëm për dhënien e lejeve nga Bashkia e Vlorës. Ne për t'i dhënë seriozitet pikave të rendit të ditë është prania fizike e sallës së mbledhjes", tha Metaj.

“Krisjet” në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.

Përgjigjja e mbërritur nga Ministria e Shëndetësisë

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
Ministria e Shëndetësisë dha 'OK', Leli këmbëngul: Nuk ka mbledhje fizikisht të Këshillit Bashkiak para 1 korrikut, t'iu kursejmë qytetarëve këtë shfaqje të neveritshme

Dritan Leli këmbëngul që asnjë mbledhje e Këshillit Bashkiak nuk do të zhvillohet fizikisht para datës 01.07.2021, pasi kështu është deklaruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ai tha se para kësaj date, të gjitha mbledhjet do të zhvillohen online, duke hedhur poshtë kërkesën e disa prej Këshilltarëve që mblidhen te 'Petro Marku'.

"Duke iu uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problematikat. Në 21.006.2020 i ka kthyer këtë përgjigje Migena Ballës, "Administrata dhe Leli vlerëson me përgjegjësi maksimale ushtrimin e funksioneve dhe me po këtë ndjenjë vlerëson rolin e Këshillit Bashkiak, nisur nga ky vlerësim, deklarojmë se është keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën Zoom për mbledhjen, siç është dhe sot. Për korrektesë nga ana e administratës është vënë një informacion mbi problematikat, në rastin konkret nuk ka qenë qëllimi i Bashkisë që të pengojë këshilltarët të hyjnë në ambientet e Teatrit "Petro Marko", pasi nuk ka diskutim që këshilltarët janë pjesë e Bashkisë dhe godina është ambient publik. Ka një keqkuptim nga ana juaj ku i referoheni nenit 9 të ligjit të 2015 për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk ka të bëjë me tjetërsim për pronën. Mbledhja jashtë radhe në sallën "Petro Marko", nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t'i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik,, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID", tha Leli. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Becolja: 22/06/2021 22:08

    Ilirin e njoh qe kur ishte drejtor turizmi ne bashki dhe ndertuam pa leje nje disko ne reren e plazhit te ri. Po ketu po keqperdoret. Edhe une qe jam zjarrfikes e di qe nga 2014 lejet e ndertimit i jep KRT pra Rama. Deputeti duhet ta di qe Leli nuk jep dot leje. Apo bo i bie Rames. Edhe per ndertimet pa leje ia fut kot. Nuk varet nga Leli. Pasyaj populli do ushqehet. Sa prish emrin Iliri, po e shajne te gjithe. Mos degjo Land Dervishin vella, eshte xheloz te do te keqen. Po me firmen Duka qe pastron Vloren ca ke, te dha nje thes me leke per fushaten. Do na prishesh me gjithe Vloren, turp!

    Përgjigju
  • Landi: 22/06/2021 19:24

    Ky Leli eshte fatkeqsia e qytetit te Vlores.Zgjedhja e duhur do ishte Ilir Metaj si kryetar Bashkie

    Përgjigju
  • Ciro: 22/06/2021 16:10

    Kjo turishtrembta Rrakapjerthi, eshte e ngaterrume ne sferat e larta te ps. Vetem eksperte nuk eshte kjo. Sa per Lelin, lereni te mbaroj mandatin, se po te ishte i keq nuk do ta benit kryetar per here te dyte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI