Dy persona janë arrestuar pasi dy anije mallrash njëra britanike e tjetra daneze, u përplasën në Detin Baltik në bregun suedez. Një person ndërroi jetë si pasojë e këtij aksidenti. Sipas zyrtarëve, të arrestuar janë një britanik dhe një kroat.
Prokurorët po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa përfshihet mundësia e neglizhencës dhe dehjes së stafit të anijes britanike, Scot Carrier.
Ndërkaq kompania, Scotline, të cilës i takon anija britanike njoftoi se i gjithë stafi u testua për drogë dhe alkool. Rezultatet dëshmuan që dy pjesëtarë patën në gjak më shumë alkool se sa lejohet ligjërisht.
Ekipet e shpëtimit kërkuan me orë të tëra dy personat fillimisht të zhdukur, pjesëtarë të stafit të anijes daneze e cila u përmbyt. Megjithatë, një person ende nuk është gjetur.
Përplasja mes dy anijeve ndodhi në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad më 13 dhjetor. Johan Nilsson, përgjegjës për operacionin e shpëtimit, tha për mediat suedeze që anija daneze pësoi shumë dëme pas përplasjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8%
-
Pak
81.2%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 538
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore
31 Janar, 21:43
-
Kryediplomatja e BE për DW: Në Evropë po shtohen sabotimet, synimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar!
31 Janar, 09:39
-
NATO, BE në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik
30 Janar, 17:59
-
Incidentet në Baltik nxjerrin në pah flotën në hije të Rusisë
29 Janar, 09:15
-
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
14 Janar, 19:03
-
Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon
27 Dhjetor 2024, 16:06
-
Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
27 Dhjetor 2024, 08:16
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor 2024, 21:06
-
'Sabotim'- Kush i preu kabllot në Detin Baltik, kinezët apo rusët?
23 Nëntor 2024, 20:51
-
Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot prera të transmetimit të të dhënave në Detin Baltik
21 Nëntor 2024, 08:41
-
Gjermania përuron selinë detare të NATO-s në Detin Baltik
22 Tetor 2024, 15:59
-
Tragjedi në Egje, mbytet anija me 33 emigrantë midis tyre dhe dy vajza të mitura
23 Shtator 2024, 13:25