Përplasja e Nokës dhe Bardhit me Açkën, Yzeiri për Report Tv: Cirk banal, po shfaqen si kloun

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar në Report Tv përplasjen e ashpër të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës me deputeten demokrate Flutura Açka. Yzeiri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri' tha se kjo skenë është një cirk banal dhe se po shfaqen si kloun në Kuvend prej katër muajsh në Kuvend.

Sipas tij, mazhorancës i intereson kjo situatë, ndërsa thekson se Rithemelimi është braktisur nga shumica dërrmuese e demokratëve.

“Këto skena u bë dy muaj që i shohim. Ata janë tre keqbërës që PS i lejon si kloun që i intereson të paraqiten sa më keq. E dëmton opozitën, por nuk është kjo opozita. Nëse përfaqësohet nga këta njerëz lë të dëmtohet dhe te dalë fare nga skena. U bë katër muaj që nuk ka studio televizioni që nuk i anatemon këta njerëz. Ata i kanë braktisur edhe masa e madhe e demokratëve. Ky është një cirk banak, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë”, u shpreh Yzeiri.

Yzeiri tha për gazetarin Nertil Agalliu, se opozita e ka për detyrë që të diskutojë dhe të marrë pjesë në komisione parlamentare për të kritikuar qeverinë.

“Detyra e opozitës është të marrë pjesë në qeverisje duke diskutuar, duke kritikuar qeverinë, të marrë pjesë në komisione parlamentare. Jemi i vetmi vend që kërkojmë të bëjmë reformë të thellë zgjedhore, e kemi të domosdoshme sepse disa herë për humbjet apo pakënaqësitë fajësojmë ligjin elektoral. Dialogu është forma dhe mjeti që përdoret në demokraci. Konfrontimet dhe përplasjet nuk janë puna e politikanëve. Mund ta bëjnë një herë për të prodhuar formën e ekzistencës të marrëdhënies mes palëve në sistemin demokratik, por nuk mund ta bëjë rrugë siç e bën foltorja”, tha Yzeiri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin