TIRANE - Kryeministri Berisha nga kryeqendra e Veriut, Shkodra deklaroi se ka kontakte të drejtëpërdrejta me DASH dhe me qeverinë amerikane në Uashington. Në një takim me gazetarët e Shkodrës, kreu i mazhorancës ka treguar qartë se në kontaktet e tij me SHBA ai po shmang ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. “Nga unë pritet që të zbatoj me përpikmëri ligjet e vendit dhe ju duhet ta dini që ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit”, deklarohet Berisha kundër ambasadorit Arvizu.
Çka tregon se tashmë ai shmang të gjitha kontaktet me të dhe komunikon drejtëpërdrejt me DASH. “Qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë amerikane dhe ju garantoj se ka marrëdhënie shumë të mira. Dhe qeveria amerikane nëpërmjet zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit i ka bërë të qarta qëndrimet e veta, të qarta si kristali”, ka deklaruar kreu i qeverisë, një sinjal i qartë se marrëdhëniet e tij me ambasadorin Arvizu janë të akullta dhe dhënë idenë se qëndrimet që ai ka mbajtur përkundrejt qeverisë kanë qënë personale.
Teksa thotë se ka kontakte me qeverinë amerikane dhe se marrëdhëniet janë të mira me qeverinë amerikane, Berisha nxjerr jashtë lojë aktivitetin e ambasadorit aktual. Tërë acarimi i Berishës ka ardhur pas deklaratës së ambasadorit Arvizu sipas të cilit ditën e hënë përkrah 3 ligjeve, seanca parlamentare të zgjidhë dhe plotësimin e vendeve në
KQZ. Kjo ka sjellë dhe deklaratën e fortë të Berishës në Elbasan.
“Ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira. Janë ligje demokratike. Kështu që unë dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve por detyra ime është të zbatoj ligjet e vendit tim. Shqipëria ka institucione demokratike, që janë larg të qenurit të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to. Kur fillojmë të bëjmë gjykatësin kushtetues, apo kur bëjnë gjykatësin e lartë apo atë të faktit, unë them se s’respektojnë veten e tyre. Cilido qoftë. Ky është një shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër . Askush s’ka mandat të marrë atribute, sepse mënyra sesi funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është një mënyrë e mrekullueshme, është një mënyrë transparente”, reagon fort Berisha ndaj deklaratave të ambasadorit Arvizu.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44