Përplasja e re/ Kreu i KLSH, shumica shtyn dekretin e Metës për vitin 2019

Përplasja e re/ Kreu i KLSH, shumica shtyn dekretin e Metës për vitin 2019

Pamje nga një seancë plenare

Shumica në Kuvend nuk ka parashikuar një datë brenda këtij sesioni parlamentar për votimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për propozimin e Vitore Tushës si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në seancën e fundit plenare, Kuvendi ka miratuar kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 3 dhjetor deri në 21 dhjetor, me sa duket i fundit për këtë sesion parlamentar. Në kalendarin e punimeve nuk figuron dekreti i Presidentit Meta për Vitore Tushën dhe sigurisht as një datë për votimin e saj. Dekreti i kreut të shtetit figuron vetëm në programin e punës së Kuvendit, por në program përfshihen edhe nisma të mbartura që nga viti 2016, për të cilat nuk ka një datë shqyrtimi.

( Kliko këtu ) për kalendarin e plotë 3-javor të punimeve

Mungesa e përfshirjes së dekretit të kryet të shtetit në kalendarin e punimeve sinjalizon shtyrjen e tij për vitin e ardhshëm. Ndërkaq, disa ditë më parë, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, paralajmëroi në Report Tv mundësinë e rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit për propozimin e Vitore Tushës në vend të Bujar Leskajt. Manja tha se Vitore Tusha, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas tij, për maxhorancën, por edhe shumicën e shqiptarëve, prioritet ka Reforma në Drejtësi, përpara KLSH-së. “Çfarë do të bëjë maxhoranca për Vitore Tushën, e cila është anëtarë e KED, e Gjykatës Kushtetuese, e vetuar, kandidon për kreun e KLSH? Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që ndërmjet KED që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpalljes së garës për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dy organe të rëndësishme, jetike për vendin, ne kemi thënë që primare për ne si maxhorancë, mbetet jetësimi dhe zbatimi me sukses i reformës në drejtësi. Ky është qëndrim i qartë politik i joni”, tha Manja. Ndërkaq, kreu i shtetit Ilir Meta e ka konsideruar këtë argument vetëm një pretekst për të kundërshtuar dekretin e tij.

Tusha në Komisionin e Ekonomisë

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka foli dje para Komisionit të Ekonomisë. Tusha ka thënë se propozimi nga Meta është një përgjegjësi për të. “Përgjegjësi për mua propozimi i presidentit. Drejtimi i KLSH të jetë sipas frymës së vendeve të përparuara. KLSH të ketë cilësinë e caktuar të institucionit si i pavarur . Komunikimi me parlamentin është shumë i rëndësishëm”, është shprehur Tusha. Pas fjalës së Tushës, kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe, ka thënë se ky Komision do të hartojë një raport të cilin më pas do ta depozitojë në Kuvend. Tusha është kandiduar në këtë post pas përfundimit të mandatit aktual të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj. Mandati i kreut të KLSH-së është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH-së bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhet nga Kuvendi me votë. Emri i Vitore Tushës u propozua nga presidenti Meta. Gjyqtarja Vitore Tusha është pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe kaloi edhe me sukses edhe procesin e Vetting-ut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë