Përplasja, KLSH: Tatimorët
na pengojnë audituesit tanë

Përplasja, KLSH: Tatimorët<br />na pengojnë audituesit tanë
TIRANE- Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore të Departamentit të Auditimit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit, u shpreh në lidhje me “situatën e patolerueshme dhe krejtësisht të veçantë me organet tatimore, të cilat vijojne të pengojnë audituesit e KLSH-së, të auditojnë, megjithëse Gjykata e Apelit është shprehur pro pozicionit të KLSH”. Po ashtu në lidhje me analizën vjetore të Departamentit të Auditimit e Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qendrueshme për vitin 2013, rezultoi se: vetëm një departament auditimi paditi 75 punonjës publikë për abuzime ose dëm ekonomik.        
 
Për vitin 2013, realizimi i planit të auditimeve paraqitet në masën 100 %. Në auditimet e evaduara, nga 20 subjekte gjithsej, 16 prej tyre kanë objekt të veprimtarisë direkte në mbledhjen e të ardhurave të cilat janë; 11 Dege Doganore, 1 Institucion i administratës qendrore doganore, 3 Institucione të administratës qendrore tatimore, 2 Institucione të administratës tatimore vendore; 2 auditime i përkasin verifikimit të zbatimit të masave të rekomanduara për vitin 2012 dhe 2013 dhe 2 auditime të tjera. Në analizën e zhvilluar krahas Kryetarit të KLSH z. Bujar Leskaj, mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm zj. Luljeta Nano si dhe Përgjegjësi i Sektorit në Drejtorinë Juridike, Kontrollit të Cilësisë dhe Analizës së Riskut z. Koço Sokoli.

Treguesit e departamentit në vitin 2013
Dëmi ekonomik i rekomanduar 100 % për zhdëmtim (kryesisht mungesë të ardhurash) në vitin 2013 paraqitet në shumën 432 milion lekë. Masat organizative të rekomanduara 160 masa, masa disiplinore 139 masa, 2 propozime për përmirësim të legjislacionit si dhe janë dërguar 2 subjekte (drejtuesit e tyre) në organin e Prokurorisë. Sipas strukturës, pesha e subjekteve me efekte financiare negative, dëm ekonomik prej 432 milionë lekë, kryesisht të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, ka rezultuar në fushën e doganave në shumën 377 milion lekë, në fushën e tatimeve në shumën prej 51 milionë lekë, në sistemin e pagave në shumën 0.7 milion lekë, në prokurimet publike në shumën 1.9 milion lekë, në shpenzimet operative në shumën 1.7 milion lekë.

Për përmirësimin e punës në të ardhmen nga ky departament janë rekomanduar gjithsej  160 masa organizative të cilat janë vlerësuar 104 ose realizuar në masën 88 %, dhe 113 masa për shpërblimin e dëmit në shumën 432 milion lekë, të cilat janë realizuar në shumën 261 milion lekë ose në masën 60 % të shumës së rekomanduar. Jane propozuar 139 masa disiplinore dhe 8 masa administrative. Në total realizimi i masave disiplinore dhe administrative paraqitet në masën 60 %. Sipas strukturës masat për largim nga puna, nga shërbimi civil dhe largim nga detyra llogariten 22 masa, kalim në një nivel më të ulët, në 69 masa, gjoba në 8 masa dhe të tjera në 48 masa.

Janë trajtuar gjithashtu brenda afateve, pa cënuar punën e përditshme 19 ankesa nga qytetarët.
Krahas arritjeve dhe dobësive të konstatuara në punën e departamentit iu vu theksi në kontributin  më pozitiv në arritjen e objektivave. Aktivitete për rritjen e njohurive të stafit per te mundesuar permbushjen e detyrimit te KLSH për të dhënë një opinion për raportin vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të shtetit, të sistemit të kontrollit dhe auditimit të brendshëm, vlerësimi i veprimtarisë së auditit të brendshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare.Në fjalën e tij, Kryetari të KLSH z. Bujar Leskaj. trajtoi rëndësinë e veçantë të analizës vjetore në mbarëvajtjet e punës, përcaktimin e problematikave që kanë lindur dhe zgjidhjen e tyre.

Veprimtaria audituese kërkon dije dhe përkushtim, gjë që duhet të jetë më e pranishme tek të rinjtë, vuri në dukje z. Leskaj. Leskaj theksoi gjithashtu situatën e patolerueshme dhe krejtësisht të veçantë me organet tatimore, të cilat vijojnë të pengojnë audituesit e KLSH të auditojnë, megjithëse Gjykata e Apelit është shprehur pro pozicionit të KLSH. Gjatë diskutimeve të zhvilluara, kryeaudituesi z. Albert Thoma trajtoi në mënyrë të veçantë që  planifikimi vjetor të jetë gjithëpërfshirës në Departament, ku të reflektohet kontributi i gjithësecilit sipas standarteve INTOSAI.
 

Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj