Zbulohet plani i Berishës protesta nëse s'pranohen koalicionet parazgjedhore! Boçi në 'Studio Live': Kalojmë në mosbindje civile brenda e jashtë parlamentit

TIRANE- Rithemelimi insiston në rikthimin te marrëveshja e 5 Qershorit të 2020, që u bë me bekimin e ndërkombëtarëve dhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, të cilin e quajnë kusht të panegociuar.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër i Hitaj, nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi paralajmëron një tjetër aksion opozitar, si ai mosbindjes brenda dhe jashtë parlamentit. Madje këmbëngul në vendosjen e një kufiri kohor. 

 "Rama kërkon ta dështojë. Rama kërkon ti heqë opozitës mandatet në tavolinë para se të hyjë në fushatë elektorale. Kërkohet të arrihen afatet. PD duhet të vendosë kufi. Në qoftë se nuk ka arritje brenda kësaj kohe që është brenda kohës së mbarimit të afatit të grupit të dialogun, atëherë ne përsëri duhet që të kalojmë në një aksion të fortë politik, si brenda parlamentit, ashtu edhe jashtë parlamentit. Gjëra me sikur nuk mund të ndodhin. Nuk mund të ndodh që me trysninë e ndërkombëtareve, me kërkesën e tyre Rama të bëjë sikur po konsideron opozitën. ...Nëse ky grup dialogu nuk ka efikasitet në një kufi të caktuar kohor, atëherë duhet që opozita të kalojë në mosbindje civile brenda dhe jashtë parlamentit"

Duke folur për votën e diasporës shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 2025. Boçi shprehet se politika ka detyrim ta sigurojë dhe PD kërkon të kryhet me anë të një poste ndërkombëtare.

'Ne si PD gjithmonë kemi thënë dhe jemi të angazhuar të ketë një votë të emigrantëve. Janë pjesë integrale e shoqërisë shqiptare. Kanë të drejtën e tyre për të zgjedhur. Modaliteti pastaj me postë apo votim elektronik, kemi përcaktuar si element sigurie votën me postë ndërkombëtare. Unë them që duhet lënë emigrantët të shprehin vullnetin e tyre. Posta ndërkombëtare ka element garancie. Jemi në një situatë të bombarduar të sigurisë së votës. Na duhet të ruajmë këtë pjesën e votës së emigrantëve.

Në Shqipëri ka edhe probleme të lidhura ngushtë me situatën e emigrantëve. Vetë diaspora duhet të kenë përfaqësuesit e tyre. Pastaj pjesa tjetër janë kalkulime. Pse të mos kemi përfaqësues nga diaspora. Kemi diasporë të informuar nga pjesa intelektuale. Do e doja një përfaqësi të diasporës', tha Boçi.

Analisti Ben Andoni në lidhje Skype, thotë se për votën e diasporës ka një ndalesë si prej Partisë Socialiste ashtu edhe prej PD-së.

'Të gjithë bime dakord që vota e diasporës është një lloj nderimi për kombin. Ka zona ku remitancat janë më të mëdha se investimet. Ky element të bën të mendosh se vota e tyre është imperative. Ka një ndalesë nga PD dhe PS për implementimin e votës së diasporës. Ka pasur njerëz të diasporës si tek Berisha dhe Rama por janë larguar. Njerëzit që vijnë nga jashtë vijnë me një regjistër krejt tjetër. Ka një problem, ne kemi pasur ministri diaspora. Gjatë këtyre kohëve, socialistët duhet të arrini më shumë në identifikimin e tyre. Një pjesë e tyre janë në kushte aspak të favorshme. Diasporës gjithmonë i drejtohemi në momentet kur kemi probleme por jo për të ndarë vizionin e Shqipërisë të së ardhmes', shprehet Andoni.

Nga ana tjetër, Boçi foli edhe për përplasjet brenda Rithemelimit, me akuzat e Saimir Korreshit ndaj Luan Baçit. Sipas tij, gjithnjë PD ka patur element përbërës mendimin ndyshe.

'PD gjatë gjithë ekzistencës së saj e ka pranuar mendimin ndryshe. PD ka dhënë shembullin e ekzistencës së mendimit ndryshe. Kur ka vendime politike aty shihet si funksionon një parti politike. Nuk jam dakord fare që në studio të caktuara që për kolegët por edhe për kundërshtarët të jesh akuzues. Kjo është pjesë e cilësisë se debatit politik. Është cic-mic politik. PD i ka shprehu mendimet e saj në raport me reformën zgjedhore, me programin vizonin. Jemi në unison edhe zoti Koreshi edhe zoti Bardhi, edhe zonja Kalaja, edhe unë edhe zoti Baçi. Debati politik duhet të ketë ide politike. Aty përballem edhe me X dhe me Y. Në ide politike duhet të gjenerojë secili prej nesh', shton Boçi.

Sa i përket SPAK, Boçi thotë se inkurajon punën e saj, pavarësisht se urdhërohet politikisht.

'Secili nga ne ka këndvështrim të punës së SPAK. Edhe unë jam kritizer i SPAK, por inkurajues në punën e SPAK. Të vërtetat që aludon zoti Berisha janë krejtësisht të pastra. Përderisa thotë vërteta, ligjërimi duhet të jetë i fortë. SPAK është vazhdimësi e një seksioni të drejtësisë. SPAK është i kontrolluar dhe i urdhëruar politikisht. Në raport si bën politikën e tij penal', vijon më tej ai.

Qëndrimin e tij për punën e SPAK, Boçi e bazon edhe tek operacioni i fundit ku sipas tij nuk u arrestuan kokat e krimit, por kishte vetëm një shou për publikun.

'Dolën përgjimet e Sky Ecc e grupeve kriminale. Janë shokuese siç e thatë ju. Po kanë dal, këto kush i nxorri? Janë të dhëna që vijnë nga agjencitë e huaja, jo nga SPAK. Zoti Dumani përcaktoi që krimi është i lidhur me politikën. Dhe me policinë e shtetit. Kam denoncuar që në Sky Ecc janë 63 drejtuese të lartë të policisë së shtetit. Të njëjtën informacion ndau dhe zoti Qyno. Për atë pati penalitet. Pse SPAK tani gjeneron informacion? SPAK kërkon të shpalos se ka përplasje të grupeve kriminale dhe politika është jashtë. Jo më janë pjesë e politikës. Është politika aty brenda. Ka kaq kohë që këto informacione ekzistojnë. Ai aksion që arrestoi 5 vetë është e dështuar' thotë Boçi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Martesa e së njëjtës gjini tek tarraca e bashkisë/ Boçi: Sulmi ndaj familjes ka kohë që ka nisur, këto nisma e bjerrin shoqërinë

 

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi u shpreh në 'Studio Live' për Arbër Hitajn edhe për martesën e së njëjtës gjini të celebruar në bashkinë e Tiranës ditën e djeshme.

'Besojmë tek familja. Kemi denoncuar çdo politikë që diskriminon familje. Ky sulm ka kohë që ka nisur. Jo thjesht kjo e bashkisë Tiranë, por edhe propozime ligjore. Që nga prindi 1 prini 2, surrogacia, birësimi i fëmijëve nga prindër të së njëjtës gjini. Nuk duhet të ngatërrojmë diskriminimin me promovimin e modeleve. Konstitucioni shpirtëror i yni është tradicional. Jemi për mos diskriminim. Godet në zemër familjen dhe shoqërinë, e bjerr shoqërinë. Ka një rezistencë shumë të madhe. Mos të ngatërrojmë fjalën konservator me fjalën arkaizëm. Jemi konservator të parimeve të larta në mbajtjen drejt të kombit', tha Boçi. 

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kapterri: 21/05/2024 07:46

    O sa te mbarum jeni,o Ludovik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!