Përplasja me armë në gusht në Bushat, GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Sakicën e Troshanin
Izmir Skakica dhe Samuel Troshani
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Samuel Troshanin dhe Izmis Sakicën, të arrestuar për përplasjen me armë zjarri në gusht 2024 në Rranxë të Bushatit.
Të akuzuarit nuk u paraqitën në seancë, duke u përfaqësuar me prokurë nga avokati Sokol Tahiraj, çka bëri që të dështojë marrja e tyre në pyetje. Seanca u kufizua vetëm në rivlerësimin e masave të sigurisë, raporton gazetarja Keti Banushi.
Në këtë ngjarje mbetet ende në kërkim Aleksandër Prendi, i cili dyshohet si një nga protagonistët kryesorë të përplasjes me armë mes dy grupeve.
Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Franko Leka, bashkë me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar nga SPAK, por të konsideruar të gjithë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, u armatosën deri në dhëmbë, me armë dhe makina të blinduara, për të vrarë një nga rivalët e tyre, Aleksandër Prendin. Grupi i shkoi në fshatin ku ai banon, Rranxë të Bushatit, pasditen vonë të 23 gushtit 2024, për ta vrarë jo vetëm atë, por të edhe anëtarë të tjerë të familjes, banues në të njëjtën zonë.
Aleksandër Prendi i druhej një ngjarje kriminale ndaj tij. Sapo ka parë automjetet e dyshimta, ka qëlluar me armë ndaj tyre, duke i larguar pa e realizuar vrasjen. Për këto të shtëna që arma e tij nxorri, SPAK e ka shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Dy nga personat që SPAK i gjen pas planit për të vrarë Prendin, Samuel Troshani, Izmir Sakica, ndodhen në qeli, pasi u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës më 22 janar 2025 për rrahjen e një qytetari në Shkodër. Ndërsa më 18 shkurt 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dhe janë shpallur në kërkim personat nën hetim Franko Leka dhe Aleksandër Prendi. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale si grup i strukturuar kriminal.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34
-
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria
27 Mars, 22:47
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
Ligji për SPAK e GJKKO në kushtetuese, seanca e radhës më 23 prill! Do shprehet për kushtetutshmërinë e komisionit që ‘filtron’ kandidatët për prokurorë e gjyqtarë
27 Mars, 11:37
-
SHBA rikthehet në SPAK, ekspertët e OPDAT nisin punën! 'Mesazh' prokurorëve nga administrata e Trump! Bie propaganda e Berishës
27 Mars, 10:39
-
Përplasja me armë në gusht në Bushat, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Sakicën e Troshanin
27 Mars, 10:29
-
Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!
26 Mars, 22:23
-
Konfirmohet mbështetja amerikane edhe nga Trump për reformën në drejtësi, ekspertët e OPDAT rikthehen në SPAK
26 Mars, 16:16
-
Fotoja me Veliajn që 'dogji' gjyqtarin, Beci: Absurde që komisioni i SPAK skualifikon kandidatët pasi vulos KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja t'i japë zgjidhje
25 Mars, 15:26
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj
25 Mars, 11:43
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
25 Mars, 09:47