Goditi me 'Audi' të blinduar mjetin e zv/drejtorit të policisë Elbasan, shpallet në kërkim Suel Çela

Goditi me 'Audi' të blinduar mjetin e zv/drejtorit të policisë Elbasan, shpallet në kërkim Suel Çela

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim Suel Çelën, i cili akuzohet për përplasjen me policinë në Elbasanit. Çela akuzohet për ngjarjen e ndodhur në muajin shtator të vitit 2017, ku një “Audi” i blinduar goditi makinën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, teksa ishte duke ushtruar kontroll në një mjet luksoz me vlerë rreth 100 mijë euro.

Vendimi për caktimin e masës së sigurisë ndaj Suel Çelës, është marrë një muaj më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Çela është një personazh problematik për Policinë e Shtetit, ndërsa mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë. Burimet bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Suel Çelën.

Si ndodhi ngjarja në muajin shtator
Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit. Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.

Më pas, mjeti i blinduar që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Pas këtij incidenti ka nisur dhe operacion me praninë e FNSH dhe RENEA, ku shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.

Të arrestuarit e tjerë
Klement Xhaferi,i arrestuar në Elbasan për këtë ngjarje, është liruar nga qelia që prej muajit shtator 2017 dhe do vijojë të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”. Ndërkohë dy shokët e tij, Ledio Zabeli dhe Vladimir Dedja vijojnë të qëndrojnë në masën e “arrestit në burg”. Ky ka qënë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila gjatë në muajin shtator 2017 shqyrtoi kërkesat e prokurorit, për të arrestuarit e operacionit policor në Elbasan. Tashmë në kërkim policor vijon të jetë dhe shtetasi Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela, i cili zotëron tregun ushqimor.

Ndërkohë në raportin e policisë që prokuroria lexoi në gjykatë, thuhet se policët nuk kanë njohur Suel Çelën, duke dhënë vetëm karakteristikat e tij trupore. “Kërkimi për personin që e kishte drejtuar atë në hyrje të teritorit të objektit (megjithë përshkrimin fizik që bënë disa prej punonjësve të policisë, atë të një djali të ri, fytyrërrumbullak e me kapele) nuk dha rezultat pozitiv, megjithë kërkimet që u bënë dhe brenda bar restorantit, nga kontrolli e kqyrja e të cilit u vu re se hapja e disa dyerve të brendshme, të nxirrte në një rrugë tjetër, në krahun më jugor të objektit, nga ku mund të largoheshe”-thuhet në raportin e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku i ballaboksit: 06/04/2018 23:58

    MAS 6 muajsh u kujtut hahahahaha

    Përgjigju
  • Dashi: 06/04/2018 20:12

    Germo tare germo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)