Përplasja me presidentin, Yuri Kim: Reagimi im për Metën, i diskutuar me Uashingtonin

Përplasja me presidentin, Yuri Kim: Reagimi im për Metën, i diskutuar me Uashingtonin

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Diplomatja tha se detyra e saj në Shqipëri shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave. Lidhur me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal.

Ambasadorja refuzoi t’i përgigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.

‘E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj. Absolutisht është diskutuar Uashingtonin. Nuk është diçka personale. Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.’- tha Kim në Opinion.

Para zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta i cili ishte i përfshirë në fushatën zgjedhore, i bëri thirrje qytetarëve që t'i 'mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Shqipëria me në krye Presidentin. 

Këtë deklaratë diplomatja amerikane e dënoi ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit dhe duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kim shkruante se ata që nxisin dhunën se nuk u pëlqen rezultati i 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.


Lajmi kryesor:

Kim: SHBA e kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit! Reagimi im për Metën, i diskutuar me Uashingtonin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur