Përplasja me Turqinë, Ramush Haradinaj: Erdogan duhet t’i dijë kufijtë

Përplasja me Turqinë, Ramush Haradinaj: Erdogan duhet t’i dijë kufijtë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk i kupton reagimet e presidentit turk ndaj tij, ndërsa theksoi se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, kryeministri Haradinaj tha se nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të ketë urdhëruar operacionin e arrestimeve dhe deportimit që sipas tij ishte një lloj vjedhjeje e njerëzve nga Kosova.

Z. Kryeministër për tri ditë me radhë jeni sulmuar nga presidenti turk Erdogan për shkak të qëndrimit tuaj ndaj arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, si i patë këto sulme?
Kryeministri Haradinaj: Kosova ka një kujdes në marrëdhëniet me të gjitha shtetet tjera edhe me Republikën e Turqisë. Jemi mirënjohës për njohje, për përkrahje në planin ndërkombëtar në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, tani kemi aplikuar për Interpol në këtë vit dhe kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos ndërhyjmë në punë të brendshme të ndonjë shteti tjetër edhe të Republikës së Turqisë. Ndalimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimi i tyre ka paqartësi, pra te mënyra e revokimit të lejes së qëndrimit, është procedurë shumë e shpejt dhe deportim i fshehtë dhe bazuar në këtë dhe për faktin që nuk kam qenë i informuar do të thotë kam marr vendim dhe i kam shkarkuar parevokueshëm ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e agjencisë së inteligjencës së Kosovës. Reagimet e presidentit (Erdogan) nuk i kuptoj, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë, këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës.

A mund të ndikojnë këto në marrëdhëniet e ardhshme me shtetin turk?
Kryeministri Haradinaj: Tani duhet të shkojmë me kujdes, ne jemi të kujdessshëm edhe si popull shqiptar jemi popull i respektueshëm. Mirëpo gjithashtu, gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të respektojnë zhvillimet e brendshme institucionale, kushtetutën e vendit tonë.

Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq vazhdon të jetë i mjegulluar. Kush është përgjegjës për këtë operacion?
Kryeministri Haradinaj: Operacioni ka ndodhur në Kosovë, jemi ne, institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit politik e institucional. Meqenëse operacioni ka ndodhur prej dikastereve njëri është ekzekutiv pra ministria e punëve të brendshme por po ashtu roli i agjencisë së inteligjencës, do të thotë Kosova e ka ndërmarrë veprimin më të madh të mundshëm dhe ka shkarkuar kokat e sigurisë në vend, do të thotë janë shkarkuar përgjegjësit por po ashtu kemi nisur edhe hetim të gjithanshëm për këtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 03/04/2018 22:56

    O Ramush o Tambush o Karabush mbylle gojen se do shkosh si qeni ne rrush.

    Përgjigju
    • Prizreni: 04/04/2018 00:58

      Heu po asgje skeni ca i beni vetem tja rruani pak ate mikun se e ka lene pas dore dhe keshtu beni sevap .... Po kujt ja ndjen per ca thuhet jashte shpise ?!!! Askujt.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)