Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë thotë se ka vendosur gjobën e parë ndaj kompanive koncesionare që po ndërtojnë aeroportin e Vlorës për vonesat e krijuara për përfundimin e projektit. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri Karakaçi theksoi se kompanive iu është dërguar një letër përmes së cilës u është dhënë 30 ditë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo për tu ulur dhe për të ndërmjetësuar, në të kundërt veç gjobave do të vendosen penalitetet e tjera e deri në zgjidhje të kontratës.
“Këta ortakë kanë ofertuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Ka një mos marrëveshje është bërë publike dhe mediatike, dhe ka dhënë edhe një lloj impakti s ai përket imazhit. E para, ministria ka qenë shumë e kujdesshme me komunikimet me operatorët. Ne duam të zbatojmë kontratën. U kam dërguar shkresë dhe u kam kërkuar që mosmarrëveshjet nuk duhet të jenë shkak për bllokimin e aeroportit. U kam lënë afat 30 ditor të zgjidhin mosmarrëveshjen civile që kanë. Nëse e kanë të nevojshme dhe të ulemi dhe t’i ndihmojmë për të gjetur gjuhë të përbashkët. Aeroporti ka ecur me punime të avancuara, jemi në përfundim. Përfundimi i tij do bëhet në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme, sipas afateve që vetë kompanitë kanë kërkuar për ti vënë. Çdo ditë apo çdo muaj vonesë ka penalitete. Kemi lëshuar faturat e para të penalitetit për vonesat përkatëse. Aeroporti do të ndërtohet dhe do jetë operacional”, tha Karakaçi.
Si nisi përplasja për aeroportin e Vlorës?
E gjithë përplasja ka nisur muaj më parë. Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale, ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Valon Ademit shkonte nga 2 në 49 përqind, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”. Çështja përfundoi në gjykatë, ku fillimisht u pezulluan disa të drejta të “Mabco”, ndërsa më pas Apeli kufizoi të drejtën e votës së kompanisë vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e aksioneve të pretenduara nga “2A Group”.
Konflikti u thellua pas një kontrate kredie 100 milionë euro të marrë nga “Mabco” me fondin “Delphos”, duke bërë që “2A Group” të kërkonte pezullimin e administrimit dhe përjashtimin e ortakut nga shoqëria. Gjykatat e shkallëve më të ulëta i dhanë të drejtë përkohësisht kompanisë së Ademit, por Gjykata e Lartë riktheu kontrollin e aeroportit tek “Mabco”.
Komente







Shefja jote tallej thoshte hekurdha ne 2025 pastaj tha 2026 ! Pastaj brezi i ri jua tregoj vendin me ato student fantastik ! Vezet e fundit te demokracise! Kerko transparence pse nuk eshte here hekrudha Durres - Rinas - Tiranë dhe kerko shpjegim ne SPAK a je minister apo je kukull? Ndaj ky brezi i ri po mbeshtetet nga gjithe bota! 13 vjet pushtet PS , 1991-2026 Doktor Berisha dhe akoma talleni me 50,000 te rinj ne sheshe! Rinia aty te marrin pushtetin me demokraci ! Puna juaj zoti minister eshte kthyer tallje ! Per te shkuar Milot - Balldren -Shkoder EU pra rruge tjeter per EU pas koridorit 8 drejt Bulgarise eshte Rruga Tiranë Milot Balldre Shkoder EU ! Bej keto se e ke Pune e ke detyre ose mos e mashtroni brezin e ri te lindur pas 2000! Jane brezi i mijevjecarit te ri!
Përgjigju