Përplasja në Elbasan, gjurmët e
gishtave të Bekteshit te "Audi"

Përplasja në Elbasan, gjurmët e<br />gishtave të Bekteshit te
Kanë mjaftuar disa gjurmë gishtash dhe pamjet filmike që prokuroria e Krimeve të Rënda të urdhërojë arrestimin e shtetasit Enea Bekteshi.  Gjithashtu, një tjetër provë kundër të arrestuarit janë edhe qelizat telefonike nga të cilat rezulton se Bekteshi ka qenë në vendin ku ndodhi përplasja, pranë tregut agro-ushqimor të Elbasanit. 

Sipas grupit hetimor, Enea Bekteshi, shoku i Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, ka qenë drejtuesi i mjetit të blinduar i cili goditi makinën e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi. Urdhri për arrestimin e tij, është lëshuar që prej 18 shtatorit 2017, por është ekzekutuar dje, pasi ishte fshehur në një banesë në Cërrik.
 
Burimet pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se ka prova bindëse që i arrestuari Enea Bekteshi ka qënë në “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e policisë së Elbasanit. Sipas akuzës, Bekteshi është larguar në drejtim të tregut dhe më pas ka hyrë në tunelin e nëndheshëm të tregur agro-ushqimor, duke u larguar nga dera e pasme e këtij biznesi.
 
Bekteshi refuzon të flasë, kërkon avokat
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, Bekteshi ka refuzuar ti përgjigjet prokurorëve, duke pohuar se s’kishte asgjë për të thënë, duke kërkuar të konsultohet me një avokat. Me arrestimin e Bekteshit, numri i të arrestuarve ka shkuar në katër persona, pasi pak ditë më parë u arrestuan shtetasit Ledio Zabeli dhe roja i tregut Valmir Dedja, të cilët ndodhen në burg.
 
Ndërsa për Kelmend Xhaferin, presoni i cili drejtonte një mjet tip “Range Rover”, Gjykata e Krimeve të Rënda, pak ditë më parë caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.Për sa i përket Bekteshit, pritet që në ditët e premte të njihet me masën e sigurisë të “arrestit në burg”.Përveç ngjarjes tek tregu ushqimor të Elbasanit, 31-vjeçari është i dyshuar edhe për ngjarje të tjera që kanë mbetur të pazbardhura në këtë qytet. Së bashku me Bekteshin, policia arrestoi edhe kuantin e tij Aleks Pupuleku, i cili kishte strehuar në banesën e tij të kërkuarin.
 
Përgjimi i pakryer
Enea Bekteshi është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi sipas një dokumenti të prokurorisë së Elbasanit, theksohet se më datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit, përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Sanxhaktarit (dhëndri i Qazim Sejdinit), Kelmend Xhaferrit dhe Enea Bekteshi, i cili u arrestua.
 
Por vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë policia u përgjigj se stafi ishte me pushime,duke mos pranuar të kryejë asnjë përgjim."Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”.
 
Apeli mbyll në qeli dy të arrestuarit
Teksa dje policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat operacionale arrestuan Enea Bekteshin, ditën e djeshme Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, la të pandryshuara masat e sigurisë për tre të arrestuarit pas ngjarjes së Elbasanit, ku u godit me një mjet tjetër makina e nëndrejtorit të policisë, Gjergji Oshafi. Pas vendimit të Apelit, Ledio Zabeli, drejteusi i mjetit të bllokuar “Range Rover” dhe Valmir Dedja, roja i tregut ushqimor do të hetohen nën masat e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa për personin e tretë, Kelmend Xhaferri, që ishte pasagjer në mjetin “Range Rover”, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
 
Hetimet për këtë rast janë ende të hapura ndërsa prokurori Behar Dibra kryeson hetimet në një dosje që sipas prokurorisë përfshin veprimtarin në më shumë se një dekadë të një grupi kriminal ku dyshohet se bënë pjesë Sanxhaktari, Bekteshi dhe personi i shpallur në kërkim nga policia Suel Çela.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore