Përplasja në protestë, minatorëve iu premtohet takim me Ramën

Përplasja në protestë, minatorëve iu premtohet takim me Ramën

TIRANE-Rreth 300 minatorë protestuan sot për rreth 3 orë para Kryeministrisë duke kërkuar që të miratohet statusi. Gjatë tubimit nuk mungoi edhe tensioni, pasi në një moment minatiorët tentuan që të futen në Kryeministri, por u bllokuan nga policia e vendosur me tre kordonë duke u përplasur për disa minuta. Nga përplasja një minator u rrëzua duke pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy te tjerë akuzuan policine se ushtroi dhune.

“Duam që të miratohet statusi, na e premtoi vetë kryeministri Rama dhe akoma nuk e ka mbajtur. Protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit. Protesta nuk ka prapavijë politike, duam djersën tonë. Është miratuar statusi i ushtarakut dhe i naftëtarit, ndërsa për ne jo, duam përgjigje. Dilni përjashtua se po vdesim këtu, jemi me tension. Ne ju kemi mbajtur gjallë, ne minatorët. Ju hëngrët kanceri të gjithëve, që po largoni njerëzit nga vendi” u shprehën ndër të tjera minatorët. 


E ndërsa paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestën dhe nuk do të largohen nga sheshi pa një përgjigje, nga Kryeministria zbriti koordinatorja Elisa Stamo për ti pritur. Në Kryeministri për të diskutuar për problemet që i shqetësojnë u ngjitën dy përfaqësues, kryetari i Sindikatës, Fiqiri Xibri dhe Bardhyl Mula. Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe në përfundim, Fiqiri Xibri u shpreh se u ra dakord që të ketë një takim me kryeministrin për të dëgjuar shqetësimet e tyre.


“Takimi ishte as mish as peshk. Do të kemi një përfaqësi për të diskutuar me kryeministrin. Do të ribëjmë edhe njëherë të njohura kërkesat tona. Deri sot kryeministri nuk i ka pasur në tavolinën e vet kërkesat tona, ato janë trajtuar nga vartësit. Kryeministri do të ballafaqohet me kërkesat tona, që të diskutohen sa më shpejt. Përshëndes veprimin e kryeministrit, që urdhëroi që të konkludojmë me një takim të përbashkët dhe ne këtë kërkonim sot. U arrit sot ajo që ne kërkonim, të gëzuar do të jemi pasi të kemi diskutuar kërkesat dhe të biem në një emërues të përbashkët” deklaroi Fiqiri Xibri.

Kujtojmë që pak kohë më parë në Kuvend është rrëzuar një propozim i LSI për statusin e minatorit.

d.b/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë