Disa deputetë të PS-së kanë arritur të futen në sallën e parlamentit megjithë aksionin e deputetëve te opozitës për të mos lejuar futjen e tyre ne sallë.
Por më tej deputetët e PD-së, mes tyre dhe Flamur Noka është acaruar me ardhjen e gardistëve të tjerë nga pjesa prapa të cilët shoqëronin ministrin e Financave Petrit Malaj për të hyrë brenda. Garditët kanë tentuar të hapin rrugën por janë ndaluar nga Flamur Noka e deputetë të tjerë. Madje në një moment ka pasur dhe përplasjen fizike të Flamur Nokës dhe Gardistëve. Deputeti i cili është përjashtuar me 60 ditë nga Kuvendi ka tentuar me cdo kusht të mos lejonte ministrin e Financave të hynte brenda. Në ndihmë të tij kanë qenë dhe deputetët e tjerë.
Ndërkohë ata nuk lejuan futjen në sallë të ministrit të Financave Petrit Malaj.
Lajmi kryesor: