Përplasje Kosovë-Serbi në Këshillin e Sigurimit të OKB, Osmani: Vuçiç si Millosheviç! Ministri i jashtëm serb: Çohu në këmbë se është edhe presidenti yt

Prania e anëtarëve të Këshillit të sigurimit në organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk i ka penguar liderët e Kosovës dhe të Serbisë që të përplasen ashpër në deklarata. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke përmendur krimet e Serbisë në Kosovë, gjatë fjalës së saj e ka krahasuar homologun serb Aleksandar Vuciç me Milloshevicin dhe i ka kërkuar që ta pranojë njëherë e mirë pavarësinë e Kosovës.

“Vuçiçi flet me një gjuhë të qartë kur nuk ka ndonjë tentim që të ketë admirim për Sllobodan Millosheviqin. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviqit në ish-Jugosllavi; në Kosovë, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë; 20 mijë gra janë dhunuar; 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma ka varre masive; më shumë se 1 milionë qytetarë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kosovë”., tha presidentja e Kosovës. 

Por ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, në fjalën e tij i është drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se kur ta përmendë emrin e Vuçiç, duhet të ngrihet në këmbë, pasi Vuçiç është edhe president i saj. Ndërsa ish-presindetin Hashim Thaçi, e ka quajtur Kasap të Ballkanit

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiç sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt. Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë rrëmbyer qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar organe njerëzore janë në burg dhe po përballen me gjyqin”., u shpreh ministri. 

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë dhe se dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke.

Edhe përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara në emër të presidentit Emanuel Makron ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun si të vetmen alternativë për zgjidhjen e kontesteve mes tyre.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja