MAQEDONI- Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare në Kumanovë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Tode Mendoll”, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.
Viktima është Vebi Maksuti, i cili e ka humbur jetën në spital pas plagëve të rënda nga armët e zjarrit. Fillimisht, sherri ka nisur si përleshje dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armëve.

Sipas informacioneve të policisë, F. L., 61 vjeç dhe V. L., 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të Vebi Maksutit dhe XH. M., R. M., dhe M. M., të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për mjekim.
Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar. Sipas informacioneve të publikuara në mediat e Maqedonisë, dyshohet se përplasja ka ndodhur mes grupesh, të cilat ishin përfshirë në veprimtari kriminale dhe dhënie fajdesh.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5042
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maqedoni e Veriut/ Sulmohet me armë kryetari shqiptar i komunës së Haraçinës, Rivdan Haraçina i shpëton 20 plumbave! Plagoset shoferi e nëpunësi
1 Prill 2024, 15:25
-
E rëndë në Kumanovë, 66 vjeçari vret motrën dhe nipin e tij pas konflikteve për pronën
21 Shkurt 2024, 16:25
-
E rëndë në Kumanovë, 40 vjeçari vret me thikë babain e tij
12 Janar 2023, 20:38
-
VIDEO/ Me flamuj kuqezi në rrugë, shpërthen festa në Kumanovë! Shqiptarët ‘në delir’ pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë
2 Dhjetor 2022, 22:47
-
Vazhdon drama Covid në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 7 viktima dhe 165 raste të reja
3 Korrik 2020, 16:24
-
Maqedonia e Veriut regjistron dy viktima dhe 120 të infektuar nga Covid-19
4 Qershor 2020, 13:46
-
Covid/Maqedonia e Veriut, në Shkup katër të vdekur dhe 52 të infektuar me koronavirus
29 Maj 2020, 15:16
-
Tragjedi në Kumanovë, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit
23 Shkurt 2020, 12:27