E rëndë në Kumanovë, 66 vjeçari vret motrën dhe nipin e tij pas konflikteve për pronën

E rëndë në Kumanovë, 66 vjeçari vret motrën dhe nipin e tij pas konflikteve për pronën

Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (21 shkurt) në Kumanovë ku një 66 vjeçar ka vrarë me armë zjarri motrën dhe nipin e tij.

Sipas njoftimit të policisë të shpërndarë nga mediat vendase, mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë konfliktet pronësore. Ndërkohë djali tjetër i motrës së autorit, 36 vjeçari Z.R është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”- thuhet në njoftimin e policisë.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës