Përplasje me armë te Komuna e Parisit, një i plagosur
Lenci Hoxha është plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri te kryqëzimi i Komunës së Parisit mbrëmjen e të enjtes rreth orës 19:30. Ai ishte duke udhëtuar me një tjetër person me makinën tip ‘Benz’ me targa AA 777 RT kur është zënë në pritë në një ‘tunel’ poshtë një pallati. Nga të dhënat e para mësohet se 24-vjeçari ka marrë tre plumba nga shkëmbimi i zjarrit. VIDEO FOTO
TIRANE- Një person është plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri te kryqëzimi i Komunës së Parisit mbrëmjen e të enjtes rreth orës 19:30.
I plagosuri është 24-vjeçari Lorenc V. Hoxha nga Bulqiza, i cili njihej me emrin Lenci, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat e para mësohet se 24-vjeçari ka marrë dy plumba në shpatull nga shkëmbimi i zjarrit.
Në momentin që janë qëlluar me armë, Hoxha ka qenë në makinë së bashku me një tjetër person, i cili nuk është plagosur.
Pas shkëmbimit të zjarrit Hoxha me shokun e tij kanë dalë nga makina dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Autorët pritë në ‘tunel’ të riut, e qëlluan dy herë Lorenc Hoxha dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me makinën tip ‘Benz’ me targa AA 777 RT në pronësi të Xhevdet Hoxhës, kur janë zënë në pritë në një ‘tunel’ poshtë një pallati.
Sipas policisë së kryeqytetit ka pasur një përplasje me armë zjarri mes makinave, pra Hoxha dhe shoku i tij i janë përgjigjur shkëmbimit të zjarrit.
Autorët mësohet se kanë qenë dy dhe janë larguar me shpejtësi. Nga të shtënat me armë zjarri fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë të lënduar, pasi ngjarja ka ndodhur në një moment kur në rrugë kishte shumë lëvizje.
Policia deklaron se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vazhdon krehja e zonës. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në foto me rreth të kuq makina që është qëlluar me armë zjarri te Komuna e Parisit