LAÇ-Një person është plagosur mbrëmjen e sotme pas një përplasje me armë zjarri që është regjistruar rreth orës 19:30 pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’. I plagosur ka mbetur Gent Bushi, ndërsa autori mësohet se është Xhevahir Lika nga fshati Gjorëm.
Fillimisht ata janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin me grushte, shqelma dhe sende të forta, ndërsa më pas Xhevahir Lika e ka qëlluar me armë zjarri. Gent Bushi është dërguar në spital, ndërsa Xhevahir Lika është shpallur në kërkim.
Lika është person me precedent penal dhe njihet në zonë si problematik. Ndërkohë që Bushi pritet që të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
/Shqiptarja.com

d.b/shqiptarja.com