'Gega u nxitua që dha dorëheqjen', Nexhipi: Dënimet e FIFA-s për klubet shqiptare? Gabime që ndodhin

Kukësi e mbylli 2020 në mënyrën më të keqe duke pësuar 7 gola në dy ndeshje, kundër Partizanit dhe kundër Teutës. Në një intervistë për ‘report Tv’, drejtori i klubit Nderim Nexhipi thotë se këto situata tani janë lënë pas shpine dhe në 2021 ekipi do të synojë më të mirën.

‘Por i kemi lënë me 2020 dhe nuk duam të flasim më për ato. Këtë vit presim një ecuri shumë të mirë nga ekipi jonë dhe të marrim maksimumin deri në maj’.

I pyetur përse Gega dha dorëhqjen pas ndeshjes me Partizanin, ku Kukësi nuk ishte shumë larg me kreun, Nexhipi përgjigjet:

‘Ndoshta Gega u nxitua pas Partizanit dhe duhet të kishte pritur pak më shumë. Gjithsesi ne e njohim si një njeri emocional. Pavarësisht të gjithave gjatë kohës që ka qenë të Kukësi ka bërë gjëra shumë pozitive. Jemi munduar së bashku të bëjmë maksimumin.’

Kohët e fundit klube si Tirana, Partizani dhe Skënderbeu janë dënuar nga FIFA për të mos bërë merkato për shkak të kontratave të parregullta. I pyetur se ku gabojnë ato drejtori i Kukësit përgjigjet:

“Unë nuk mund të flas për klubet e tjera, por Kukësi asnjëherë nuk ka patur probleme të tilla. Por edhe Partizani nuk është për t’u fajësuar pasi ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla dhe mesa u pa janë dënuar padrejtësisht.”

Janari është muaj merkatoje dhe Nexhipi thotë se Kukësi i ka pikasur futbollistët me të cilët synon të firmosë.

‘Kemi lojtarë të cilët i kemi piketuar dhe të cilët mendojmë se ekipi ka nevojë. Me ato futbollistë Kukësi do të përforcohet deri në fund të sezonit. Mendoj se në ditët në vazhdim do të ketë 3-4 afrime në klubin tona’.

Aktualisht Kukësi renditet në vendin e pestë në Superligë me 17 pikë, 9 më pak se Vllaznia e vendit të parë, ndërkohë që ndeshja e ardhshme është kundër Laçit të shtunën në transfertë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave