Nju Delhi-Një përplasje në stacionin hekurudhor të Nju Delhi ka lënë rreth 18 të vdekur dhe të paktën 10 të plagosur. Mes viktimave janë 4 fëmijë dhe 10 gra.

Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëma, kur mijëra pasagjerë u përpoqën të hipnin në trena të vonuar, duke krijuar një situatë kaotike.

Kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë. Dëshmitarët thanë se turma ishte jashtë kontrollit, veçanërisht pasi shumë udhëtarë po niseshin drejt festivalit fetar Kumbh Mela në qytetin Prayagraj.

Sipas BBc ky incident vjen disa javë pasi 30 persona u vranë në festivalin fetar, Kumbh Mela, në Indinë veriore, ku dhjetëra miliona hindu ishin mbledhur për t’u larë në ujërat e lumenjve të shenjtë në një nga ditët e shenjta të ngjarjes gjashtëjavore.